Google ADS

Fier, 32-vjeçari katër orë e gjysmë majë shtyllës, kërcënon se do hidhet

16:55 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Një person në Fier ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.

Rreth orës 12:00, në fshatin Varibob, personi me inicialet A.L, 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit.

Dyshohet se A.L vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Është ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me koretin, njofton Policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca./Sot News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme