Google ADS

Pacolli kërkon nga kryeministri të merr masa për rrugën që po e lë anash rajonin e Gollakut

14:39 | 22 Shkurt 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar për ndërrimin e trasesë së autostradës  që lidh Prishtinën me Gjilanin, ku sipas tij ndërrimi i kësaj trasese po i privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.

Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të merr masa urgjente për evitimin e këtij dëmi.

“Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur paradysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar”, shkruan Pacolli.

Postimi i plotë:

Ndërrimi i trasesë së autostradës privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut nga qasja në këtë rrugë.

Në kohën e qeverisjes 2011-2014, është paraparë zgjerimi i rrugës ekzistuese në katër korsi, nga Veterniku drejt pallatit të drejtësisë, në pjesën e majtë të Liqenit, Suteskë, Slivovë, Llabjan, Bresalc, Gjilan.

Qytetarët e asaj pjese duhet ta kenë këtë rrugë, që përveq se do tu shërbejë njerëzve që jetojnë atje, do jetë edhe nxitje e madhe e kthimit të popullatës, që tani janë duke u braktisur atë zonë.

Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e një dakordimi edhe me kryeministrin kur është formuar qeveria e Kosovës. Për shkak të angazhimeve të mija jasht vendit, fatkeqêsisht është devijuar traseja krejtësisht në drejtim tjetër dhe Gollaku ka mbetur i privuar nga e drejta për të pasur qasje në infrastrukturë moderne rrugore.

Shpresoj shumë që kryeministri do të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e këtij dëmi që po i bëhet Gollakut por edhe buxhetit të Kosovës, duke pasur paradysh se rindërtimi i rrugës, në trasenë e lartpermendur do të kushtonte shumë më lirë se sa andaj kah është planifikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme