Teksa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po fliste për ndihmën ekonomike në foltoren e Kuvendit, kreu i PD-së, dhe deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur, duke i quajtur “zogjtë e korbave”.
“Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 mln dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 mln dollarë. Subvencioni juaj për energjinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal”, tha Rama në fjalën e tij.
Kaq mjaftoi dhe për pak sekonda deputetët e opozitës iu afruan foltores. Pas tërheqjes së vëmendjes nga kryetari i Kuvendit, deputetët e opozitës u larguan.
“Si të gjitha reformat që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që nisi në qershor të 2014 duke u pilotuar në tre qarqe, Elbasan, Tiranë dhe Durrës ku nga procesi i pilotimit dhe zbatimi i kësaj skeme rezultuan as më shumë e as më pak po 19.700 deklarime të rreme, subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin”, tha Rama, raporton TCH.
Pas fjalës së kryeministrit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli seancën.
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...