Google ADS

Kelmendi: Deputetët që po kundërshtojnë Demarkacionin, në një vijë me Vuçiqin

13:55 | 22 Shkurt 2018
M. A.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi shtyrjes së seancës për Demarkacion, për shkak të mungesës së konsensusit mes partive shqiptare për të siguruar votat dhe pas qëndrimit të Lista Srpska kundër.

Sipas Kelmendit, kundërshtimi i Listës Srpska tregon se Serbia është kundër ratifikimit të demarkacionit, ndërsa është në dorë të deputetëve shqiptarë nëse i bashkohen qëndrimit të Presidentit serb, apo SHBA’së dhe Bashkimit Evropian, që pareshtur po kërkojnë që të ratifikohet Demarkacioni.

Ky është postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

“Me qëndrimin e Listës Serbe tashmë porositë janë të qarta:

1) Amerika dhe Brukseli po na thotë votojeni demarkacionin

2) Lista Serbe – Vuçiqi – Rusia po na thotë mos e votoni.

Situata brutalisht e qartë: Deputetët shqiptarë të Kuvendit duhet të përcaktohen a janë për të parët apo për të dytët.

#InteresiNacional”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme