Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës shtyhet për të premten në ora 10:00.
Shtyrja e seancës është bërë pas më shumë se dy orësh pritje të deputetëve.
Ajo ishte paraparë të niste sot në ora 11:00 mirëpo kjo nuk ka ndodhur pasi Lista Serbe nuk ka marrë pjesë fare në seancë dhe po ashtu LDK-ja e ka kushtëzuar votimin me largimin nga Projektligji të raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit.
Mirëpo deputetët e AAK-së kanë thënë se Demarkacionin do ta votonin vetëm si pako, bashkë me raportin e Komisionit të Bulliqit.
Ndërkohë, Lista Serbe ka lëshuar një deklaratë zyrtare përmes së cilës ka njoftuar se nuk do ta votoj Demarkacionin./Arbresh.info
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...