Shikoni cili është bankomati më i vogël në Kosovë, sa pëllëmba e dorës!

13:23 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Tani, në tregun e Kosovës po mundësohet tërheqja e parave kesh në markete. Kjo mundësi e bënë këtë pajisje pothuajse të njëjtë me bankomatin.

Është fjala për mundësin e re që po ju ofron klientëve të ProCredit Bank të tërheqin para kesh nga arkat e tregtarëve apo dyqaneve përmes pikave të shitjes (POS).

Dyqanet ku mund të tërhiqet kesh:
Meridian Express
IP – KOS
Emona
Interex
Gorenje
Aztech
Green Pharmacy
Kastrati Pharmacy
Liridoni
Buquku
Tropikal Resort

Mësohet se për të tërhequr para, fillimisht konsumatorët duhet të realizojnë blerje në pika të shitjes si dhe shuma maksimale që mund të tërhiqet gjatë ditës është 200 Euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme