Google ADS

Operacion masiv policor në Bruksel

14:08 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Policia e armatosur dhe një helikopter janë dërguar në një shtëpi në Bruksel.

Të paktën një burë besohet të jetë brenda ndërtesës, sipas mediave lokale.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një shkolle që ka rreth 350 nxënës, transmeton portali arbresh.info.  Fëmijët janë dërguar brenda ndërtesës si masa parandaluese.

Ndërkohë forcat policore kanë siguruar perimetrin, ka thënë një dëshmitar për RTL Info duke i urdhëruar banorët që qëndrojnë brenda shtëpive.

Dëshmitarët i thanë RTBF-së se policia dhe snajperët e armatosur janë në vendin e ngjarjes. Helikopterët e policisë po fluturojnë gjithashtu mbi zonën./Arbresh.info/

https://twitter.com/BreakingNLive/status/966658622750150657?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F419558-brussels-gunmen-police-operation%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme