Aleppo: Forcat e regjimit po hyjnë në një zonë të kontrolluar nga kurdët

12:21 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Observatori sirian për të drejtat e njeriut raportoi të enjten se forcat qeveritare siriane hynë në një zonë të kontrolluar nga luftëtarët kurdë në qytetin verior të Aleppo.

Një dëshmitar okular konfirmoi se forcat qeveritare hynë në lagjet e Halk, Bani Zaid dhe Bustan al-Basha, të cilat kontrollohen nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd, transmeton portali arbresh.info.

Observatori i bazuar në Londër tha se forcat ushtarake kishin filluar të hyjnë në zonat në veri të qytetit.

Njësitë e mbrojtjes së popullit kurdë kanë qenë në kontroll për vite në veri të Aleppo, ku grupet anti-qeveritare u dëbuan nga qyteti në dhjetor 2016.

Të martën, luftëtarët që mbështesin qeverinë siriane hynë në rajonin Afrin në Sirinë veriperëndimore për të ndihmuar njësitë mbrojtëse të popullit kurdë të kundërshtuan një sulm nga Turqia dhe grupet aleate të opozitës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme