Google ADS

Ruçi pranon kërkesën e PD, por përlasja me Ramën shtyhet muajin tjetër!

12:20 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka hedhur në votim kërkesën e Partisë Demokratike për një mocion me debat me kryeministrin Rama, në lidhje me heqjen e ndihmës ekonomike për mijëra familje.

Pavarësisht votimit të kërkesës me mbi 100 vota, përballja mes Ramës e PD-së do të zhvillohet thuajse tre javë nga sot, për shkak të axhendës së kryeministrit. Përplasja mes palëve do të zhvillohet më 14 mars.

Rama në dy seancat e rradhës nuk do të jetë në Shqipëri, pasi do të ketë një sërë takimesh jashtë vendit./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme