Google ADS

Haradinaj bashkëbisedon me Kurtin e të tjerët

11:55 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

(13:10) Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është parë duke bashkëbiseduar me deputetët e Vetëvendosjes, në mesin e të cilëve edhe Albin Kurti.

Haradinaj gjatë ditës është parë duke u përpjekur që t’i bind edhe deputetët e tjerë që ta votojnë Demarkacionin.

Çështja ka ngecur sot tek LDK-ja e cila siç thuhet po kushtëzon votimin e Demarkacionit me largimin nga Projektligji të raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

 

(13:00) Asnjë prej deputetëve të LDK-së nuk është duke qëndruar në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Thuhet se LDK-ja është duke e kushtëzuar votimin e Demarkacionit me largimin e raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit nga Projektligji.

Sipas raportimeve nga terreni, këtë kusht nuk po e pranon kryeministri Ramush Haradinaj.

 

(12:53) Deputetët e Listës Serbe janë larguar të gjithë nga salla e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Kjo parti ka lëshuar një qëndrim zyrtar për qëndrimin që ka për Demarkacionin, raporton Arbresh.info.

Sipas një komunikate për media, kumtohet lajmi se këta deputet nuk do ta votojë marrëveshjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Lista Srpska nuk do ta votojë marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi”, thotë Lista Srpska përmes një komunikate për media

Ky subjekt politik në komunikatë deklaron se do ta vazhdojë luftën për popullin serb në Kosovë.

“Shkrimet ne mediat shqipe se Lista do ta votoje demarkacionin, janë thjesht tendencioze”

 

(12:46) Deputetët e Listës Serbe, kanë dhënë një përgjigje zyrtare se si do të jetë vota për marrëveshjen e demarkacionit.

Sipas një komunikate për media, kumtohet lajmi se këta deputet nuk do ta votojë marrëveshjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Lista Srpska nuk do ta votojë marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi”, thotë Lista Srpska përmes një komunikate për media

Tutje, ky subjekt politik në komunikatë deklaron se do ta vazhdojë luftën për popullin serb në Kosovë.

“Shkrimet ne mediat shqipe se Lista do ta votoje demarkacionin, janë thjesht tendencioze”

Përveç Listës Sprska, aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar edhe Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

 

(12:44) Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë sot se duket që në pyetje është qëndrimi i LDK-së rreth raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit për demarkacionin.

I pyetur se a mund të ndodh që të shtyhet seanca e sotme, Selmanaj ka thënë se kjo nuk dihet ende dhe se po presin se çka do të ndodh.

 

(12:36)  Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka nisur ende.

Ajo ishte planifikuar që të niste në ora 11:00 mirëpo kanë kaluar një orë e gjysmë dhe ende nuk ka shenja se ajo do të nis.

Thuhet se LDK-ja po e kushtëzon votimin e Demarkacionin me largimin nga Projektligji të raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit i cili thotë se Kosova dhe Mali i Zi nuk ka bërë demarkim të kufirit mirëpo kanë caktuar kufij të rinj.

 

(12:27) Grupi Parlamentar i LDK-së është duke zhvilluar takime me ambasadorët e shteteve të huaja në Kosovë.

Thuhet se LDK-ja është duke kushtëzuar votimin e demarkacionit me largimin nga Projektligji të raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

 

(12:18) Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është kthyer sërish në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës dhe është ulur në karrigen e tij.

Seanca ishte paraparë të fillonte në ora 11:00 mirëpo nuk ka nisur ende dhe për këtë thuhet se shkak është bërë kushtëzimi i LDK-së që të largohet nga Projektligji për Demarkacionin, raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

 

(12:10) Lidhja Demokratike e Kosovës ka kushtëzuar Kuvendin e Kosovës me tërheqjen e raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit për demarkacionin nga Projektligji për Demarkacionin që pritet të Ratifikohet sot.

Seanca nuk ka nisur ende ndonëse ishte paraparë që të niste në ora 11:00.

 

(12:05) Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se sot nuk është duke ndodhur asgjë dramatike.

“Ne kemi ardhur në finalen e sagës së demarkacionit. Sot dihet që do të ketë edhe debat dhe shpresojmë në votë dhe do të përfundoj çështja e demarkacionit”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se seanca nuk ka filluar për shkak të keqkuptimeve por se kjo nuk do e rrezikoj votimin e demarkacionit.

 

(12:00) Të pakënaqurit e krahut Kurti janë parë duke dalë nga seanca e Kuvendit ku po pritet që të ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin.

Duke dalë janë parë Visar Ymeri, Aida Derguti, Faton Topalli, Dardan Molliqaj dhe Shqipe Pantina.

 

(11:55) Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim në këto momente me Grupin e saj parlamentar.

Seanca në të cilën pritet të votohet sot Demarkacioni nuk ka nisur ende ndonëse ishte paraparë që të fillonte në ora 11:00./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme