Sot është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesës së aktivistëve të dënuar të Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit, shkruan arbresh.info
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit që të shpallin aktgjykim lirues ndaj tyre, pasi që nuk ka prova se ata janë fajtorë.
Sipas avokatit të Frashër Krasniqit, Tomë Gashi e vetmja e vërtetë në këtë mes është sulmi ndaj Kuvendit, por që fajtorët nuk janë gjetur qëllimisht, ani pse kishte profile të ADN-së të dorasit.
Ai ka thënë se katër aktivistët u dënuan pa dëshmi, vetëm për të zbutur popullin për shkak të siç ka thënë ai vrasjes së Astrit Deharit i cili është vrarë pikërisht për shkak të kësaj lënde.
“Sa i përket vendimit të Gjykatës së Apelit, unë besoj që ata që nëse ata i administrojnë provat në mënyrë të drejtë, ata do të duhet të nxjerrin një aktgjykim lirues, mirëpo duhet të themi që aktgjykimi i shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka qenë qëllimisht aktgjykim gjykues për shkak të vrasjes së Astrit Deharit, i cili është vrarë për shkak të kësaj lënde me 5 nëntor të vitit 2016 dhe për të zbutur mllefin e popullit të Kosovës për një çështje që kurrë nuk do duhej të ndodhte, të gjitha provat të cilat kanë qenë prova shkencore duke përfshirë gjurmët e gishtave, ADN-ja, raporti i FBI-së, ekspertizat e policisë së Kosovës kanë deklaruar që Frashër Krasniqi dhe të gjithë aktivistët tjerë nuk kanë qenë fare të implikuar në rastin e kryerjes së veprës penale, dhe e vetmja që ka qenë e vërtetë në këtë çështje penale është sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës , por që sulmuesit nuk janë gjetur asnjëherë qëllimisht, ndërsa u mor vesh edhe në seancën e sotme, nuk kanë munguar profilet e ADN-së, por që nuk kanë përkuar me personat e akuzuar”, ka thënë Gashi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1700001976731554/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...