Google ADS

VV deponon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Hashim Thaçit

11:13 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje pak para seancës për Demarkacionin, ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Ajo ka thënë se LVV e ka ndërmarrë këtë veprim pasi partia e konsideron tradhti ndaj vendit nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit.

“Sot ne kemi deponuar një kallëzim penal në prokurorinë speciale ndaj Hashim Thaçi me vepër penale tradhtia ndaj vendit”, ka thënë Haxhiu

Ajo ka treguar se deri më tani, VV s’ka mundur ta padis Presidentin sepse kur në 2015 e kishte nënshkruar marrëveshjen si Ministër i Jashtëm, por, me  por me marrëveshjen e nënshkruar së fundmi ku, sipas Haxhiut,  Kulla e Zhlepit dhe Cakorri mbesin jashtë Kosovës, Thaçi, si president, ka bërë tradhti ndaj vendit”.

Pas pak pritet të nis seanca në të cilën do të shqyrtohet dhe do hidhet në votim projektligji për Demarkacioinin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme