Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme do të vendos nëse e ratifikon ose jo Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Votimi i demarkacioni është bërë lajm në mediat ndërkombëtare që kanë shkruar se sot Kuvendi i Kosovës vendos përfundimisht për marrëveshjen me Malin e Zi.
“Fox News” shkruan se “Partitë e opozitës kanë kundërshtuar me vendosmëri marrëveshjen e nënshkruar më 2015, duke thënë se Kosova humb territor. Por qeveria e mëparshme dhe ekspertët ndërkombëtarë mohojnë se kjo do të ndodhë.”
Më pas përmendet edhe ujdia mes presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi, të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin e marrëveshjes për kufirin.
“Kryeministri Ramush Haradinaj tha të martën se ai kërkoi një sesion parlamentar të enjten për të votuar mbi një version e rishikuar të marrëveshjes pasi presidenti i Malit të Zi ra dakord javën e shkuar se vendi i tij do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis”, thuhet mes tjerash në artikull.
“Fox News” kujton se Mali i Zi, i cili tashmë e ka miratuar marrëveshjen, njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitit 2008 nga Serbia, të cilën Beogradi ende e refuzon.
“Bashkimi Evropian thotë se Kosova duhet të ratifikojë një marrëveshje kufizimi të kufirit me Malin e Zi si një parakusht për qytetarët e Kosovës që lirisht të udhëtojnë brenda zonës së udhëtimit pa viza të njohur si Shengen”, përfundon artikulli.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...