Google ADS

Tragjedia në Al-Ghouta vazhdon … dhe fëmijët vriten

11:03 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trembëdhjetë civilë u vranë të enjten në zjarrin e raketave të rinovuar nga ushtria siriane në zonën lindore të Ghouta, bastioni i fundit i opozitës pranë kryeqytetit Damask.

Bombardimet erdhën një ditë pasi u vranë 50 civilë, duke përfshirë tetë fëmijë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info.

Drejtori i Observatorit Rami Abdul Rahman tha se u gjetën tetë civilë, duke përfshirë katër fëmijë, të gjithë nga e njëjta familje nën rrënojat në qytetin Haza në Ghouta lindore.

Më shumë se 320 civilë, duke përfshirë 76 fëmijë, kanë vdekur që nga e diela, sipas observatorit.

Politikisht, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot një seancë, gjatë së cilës ka të ngjarë të votojë mbi një projekt-rezolutë që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor në Siri për të lejuar qasje në ndihma humanitare dhe evakuim të të sëmurëve dhe të plagosurve./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme