Sikurse shumica e adoleshentëve, edhe 15 vjeçari Muhammad Najem kalon shumë kohë duke postuar video nëpër rrjetet sociale.
Por ndryshe nga të tjerët, Najem bën video për sulmet ajrore në Siri, ku po vriten çdo ditë njerëz, transmeton portali arbresh.info
“Fëmijët e Ghoutas vdesin çdo ditë nga bombardimet e regjimit të Assadit dhe Rusisë”, thotë Najem në një nga dhjetëra video që ka postuar në Twitter dhe YouTube.
Najem jeton në Ghoutan Lindore, një periferi e rrethuar e Damaskut, e cila po vuan një nga fushatat më të përgjakshme të bombardimeve në konfliktin shtatëvjeçar sirian.
https://twitter.com/muhammadnajem20/status/952897447180808192
“Njerëzit duhet të dinë për gjithçka që ndodh në Siri”, tha ai për CNN.
“Dua të ndjek studimet e mia. Dua të bëhem gazetar kur të rritem.
“Gjaku ynë lutet çdo ditë. Ju e shikoni atë çdo ditë pa asnjë reagim prej jush”, thotë Najem në një video, duke veshur një flamur sirian të mbështjellur rreth qafës së tij si një shall.
“Uria jonë, të ftohtit dhe zhvendosja janë bërë një pamje e përbashkët. Shpëtoni njerëzit tanë në Ghouta”.
Të gjitha videot e Najem kanë një të përbashkët: apeli ndaj botës për të parë dëshmitë se çfarë po ndodh në Siri./Arbresh.info/
https://twitter.com/muhammadnajem20/status/966431431487606785
https://twitter.com/muhammadnajem20/status/962976602765357057
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist