Google ADS

‘Idetë e Çubrilloviqit për spastrim etnik jetojnë ende në Serbi’

10:23 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Melihate Tërmkolli dhe Rexhep Osmani nga Këshilli Organizativ, folën për konferencën shkencore “140 vjetori i dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/78”.

Tërmkolli fillimisht tregoi se sot, me një varg aktivitetesh, fillon të shënohet 140 vjetori i dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/78.

Ajo tha se me këtë rast sot hapet ekspozita, “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë si dhe do të shfaqet filmi dokumentar, “Nga Nishi tek Molla e Kuqe”.

Kurse në për këtë temë pjesëmarrësit, studiuesit shqiptarë nga rajoni, gjatë kësaj konferencën shkencore, prezantohen me kumtesat për dëbimet e shqiptarëve etnik nga trojet e tyre.

Tërmkollit tha se, politika zyrtare serbe është munduar gjithmonë ta fshehë dëbimin nga Sanxhaku i Nishit, këtë ngjarje të rëndë për popullin etnik shqiptarë, në këto hapësira.

Kumtesat e konferencës që do të lexohen nesër, pohon Tërmkolli, janë përgatit enkas për shënimin e 140 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe janë shumë të rëndësishme, që të mësojmë jo vetëm për atë që ka ndodhë por të mos na ndodhë prapë, sepse gjenocidi, përndjekja nga pushteti serb, u përsërit, na ndodhi në vazhdimësi.

Ajo tha se sipas librit të Sabit Ukës, nga Sanxhaku i Nishit gjatë atyre viteve, flitet se u dëbuan nga trojet e tyre etnike diku rreth 300 000 mijë shqiptarë autoktonë.

Kurse Rexhep Osmani tha se, sot fillon shënimi i një ngjarje të rëndë për popullin shqiptarë për periudhën e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit para 140 vjetësh.

“Dimri i madh” i atyre viteve, pohon Osmani, ishte tragjik për popullin shqiptarë, ku viktimë e spastrimeve etnike nga pushteti serb i asaj kohe ishin shqiptarët etnikë.

“Për fat të keq, idetë e Çubrilloviqit, për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre, në Serbi jetojnë ende”, tha ai.

Qëllimi i konferencës, shton Osmani, është të mos harrojmë atë që ndodhi me shqiptarët në ato vite, të vetdisohemi që kjo të mos përsëritet, e jo për qëllime nacionalist, e të nxitjes së urrejtjes.

Sabit Uka ka bërë një punë të madhe në ndriçimin e kësaj kohe, pohon Osmani, por statistika të sakta nuk ka./rtklive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme