Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në shënim të Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit.
Duke qenë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka Ligj për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ministri Tahiri ka shprehur përkushtimin e tij për të ndihmuar qytetarët që janë viktima të krimit në realizimin e të drejtës ligjore për kompensim.
“Konsideroj se drejtësia nuk mund të arrihet nëse viktimat harrohen apo nuk trajtohen në mënyrë të drejtë; për këtë qëllim sistemi jonë i drejtësisë po
transformohet çdo ditë duke vënë në qendër mbrojtjen e viktimës” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka falënderuar anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit për punën që e kanë bërë, duke i siguruar se baza ligjore e këtij programi siguron qëndrueshmëri financiare dhe institucionale, duke marrë parasysh se fondi për kompensim të viktimave vjen nga të hyrat e taksave gjyqësore dhe prokuroriale, dhe për vitin 2018 janë ndarë 87 mijë euro që shfrytëzohen ekskluzivisht për kompensim të viktimave.
“Ne asnjëherë nuk mund ta kompensojmë vuajtjen e viktimave por duhet të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha masat për të minimizuar vuajtjet e tyre që kanë përjetuar gjatë dhe pas krimit” ka thënë Tahiri.
Nga ana e saj, Nesrin Lushta, si kryesuese, bëri të ditur se Komisioni është funksional nga prilli i vitit të kaluar, dhe se qëllim kryesor të punës së tyre kanë që viktimat të trajtohen pa diskriminim, por me respekt dhe dinjitet./Arbresh.info
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...