Albulena Haxhiu, nga lëvizja “Vetëvendosje”, ka akuzuar Ramush Haradinajn se është në gjendje të bëjë gjithçka, të shesë edhe territor, edhe të bëjë pazare me Listën Serbe për ta bosnjëzuar Kosovën vetëm e vetëm për të mbetur në karrigen e kryeministrit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkelur parimet e tij në momentin kur ka ndërruar qëndrimin për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas Haxhiut, lideri i AAK-së po e dëshmon se është në gjendje të bëjë gjithçka për ta ruajtur postin e kryeministrit.
Këto deklarata Haxhiu i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, në të cilën ka ripërsëritur qëndrimin e “Vetëvendosjes” kundër Marrëveshjes së Vjenës.
Deputetja e “Vetëvendosjes” po ashtu ka thënë se kjo parti nuk do të lejojë jetësimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, pasi ka thënë se ky projekt e bosnjëzon Kosovën.
Haxhiu më tej ka folur edhe për idenë e kryeministrit të Shqipërisë për zgjedhjen e një presidenti mbarëkombëtar. Sipas saj, çdo ide që shkon kah bashkimi kombëtar duhet të mbështetet.
BQK dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi lidhur me ...
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi