Femrat që morën gjithë vëmendjen në Brit Awards

08:49 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Brit Awards është njëra ndër mbrëmjet më të rëndësishme në muzikën britanike dhe disa nga femrat me të njohura në botë u kujdesën që ti jepnin shkëlqim edhe më të madhë.

Ishte këngëtarja kosovare, Rita Ora ajo që iu prini dukjeve më të bukura e ndjekur nga këngëtaret Ellie Goulding, Kylie Minogue dhe Holly Willoughby që u paraqiten me dukje glamuroze në O2 Arena në Londër.

27, vjeçarja Rita ktheu gjithë shikimet nga vetja me një fustan që e bëri të dukej si një princeshë, e cila njihet si vajzë më shumë stil dhe gjithmonë guxon të eksperimentoj me dukje.

Në tepihun e kuq ishin edhe çifti Liam Payne dhe Cherryl të cilët u folën për një krizë në lidhje, por ata parakaluan së bashku dhe dukeshin më të lumtur se kurrë më parë.

Pjesë e këtij parakalimi ishte edhe këngëtarja tjetër kosovare Dua Lipa, e cila poashtu shkëlqeu në një fustan ‘gjigantë’.

Ndërsa, të gjithë ata që u bënë pjesë e tepihut të kuq në Brit Awards mbanin në dorë një trëndafil të bardhë si llojë mbështetje për organizatën ‘Me Too’, organizat kjo që u formua përmes rrjeteve sociale për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes të sulmit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës, pas akuzave për sjellje të keqe seksuale ndaj Harvey Weinstein./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme