Google ADS

Elefantët kanë ngjajshmëri të madhe me njerëzit

01:57 | 22 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Elefantët mund të jenë të këndshëm, të vëmendshëm dhe plot aktivitet…pikërisht sikurse njerëzit.

Studiuesit në Finlandë tani kanë përcaktuar se elefantët kanë tipare të ndryshme të personalitetit, transmeton portali arbresh.info

Në mënyrë të veçantë, elefantët mund të jenë agresivë, të shoqërueshëm dhe të vëmendshëm. Këto tre kategori të personalitetit përcaktojnë elefantët meshkuj dhe femra, thonë ekspertët.

Shkencëtarët që kanë punuar në raportin e ri rreth sjelljes së elefantit ishin nga Universiteti i Finlandës në Turku.

Ata analizuan sjelljen e më shumë se 250 elefantëve në Mianmar.

Autori i studimit Dr Martin Steltmann, shpjegoi rutinën e elefantëve duke thënë se “elefantët punojnë, duke tërhequr drutë nga një vend në tjetrin”.

Raporti thotë se marrëdhëniet shoqërore të elefantëve mund të zgjasin gjatë gjithë jetës, prandaj edhe ngjasojnë shumë me njerëzit.

Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se elefantët dallojnë për nga guximi.

Ata gjithashtu jetojnë gjatë, edhe pse jetojnë në mjedise shoqërore të ndërlikuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme