Për të çdo frymëmarrje është një betejë në vete. Djurdjica Caeva është një vajzë 39 vjeçe nga Gjevgjelia, jugu i Maqedonisë.
Çdo ditë ajo e pi nga një tabletë viagra për të mbijetuar, sepse për sëmundjen e saj – hipertensionin pulmonar, nuk ka ilaç.
“Jam mësuar me këtë mënyrë jetese, nuk kam çka pres më shumë. Bëj jetë normale, aq sa është e mundur. Kur të mundem dhe aq sa mundem punoj në shtëpi, e kur nuk mund s’kam çfarë të bëj”, thotë ajo.
“Thjeshtë mësohesh me këtë mënyrë jetese. Njoh pacientë që kanë hipertensionin pulmonar dhe kanë sëmundje të tjera. Ata janë në situatë edhe më të rëndë se sa unë, sepse nuk kanë as terapi”, u shpreh Caeva.
Asaj i janë dashur 5 vjet përpjekje me institucionet shtetërore, vetëm që kjo sëmundje e rrallë të futej në regjistër dhe kështu të mbulohen shpenzimet e larta të terapisë./fakt ditor/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...