Fillimi i vitit 2018 ka shënuar përmirësim në Klinikën Infektive sa i përket të prekurve me sëmundjen e fruthit.
Në krahasim me vitin 2017, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani ka thënë për Indeksonline se ka ulje të rasteve me këtë epidemi, ndonëse ka raste ambulantore dhe të hospitalizuara.
Ramadani ka sqaruar se nga janari deri më tani janë mjekuar 71 raste me fruth, porse ata janë mjekuar dhe tani vetëm 10 prej tyre vazhdojnë të trajtohen në klinikë.
“Gjendja me sëmundje epidemike me fruth në klinikën tonë është nën kontrolle dhe menaxhim të mirë, si me staf, infrastrukturë e medikamente. Në këtë vit, pra vitin 2018, kemi pranuar në mjekim 71 raste me fruth në mjekim klinikor në reparte përkatëse dhe poashtu edhe trajtimi ka shkuar mirë dhe shumica nga këta të sëmurë kanë dal nga klinika të shëruar. Aktualisht kemi edhe disa raste (10 ose 11) raste me fruth duke u trajtuar, por gjendja shëndetësore e tyre është në përmirësim”, ka thënë ai.
Drejtori i Infektives ka deklaruar se të gjitha rastet që vijnë për mjekim, janë të pavaksinuar. Kurse, ai ka shtuar se rastet më së shumti që paraqiten janë të moshës nga 5 vjeç e më poshtë.
“Që të gjithë këta të sëmurë janë të pavaksinuar dhe imunizuar me vaksinë kundër morbillit. Ndërsa rastet që vijnë më së shumti janë nga Prishtina e komuna tjera si; Mitrovica, F. Kosovë, Drenas, Vushtrri, Prizren, Obiliq, Suharekë. Kryesisht janë mosha më të vogla, nga 5 vjeçe e më poshtë, e më së shumti mosha deri në 2 vjet, kemi raste edhe të moshuar, por më rrallë”, është shprehur Ramadani.
Ai ka sqaruar se në vitin e kaluar kanë qenë mbi 1100 raste të regjistruara nga epidemia e madhe e fruthit në klinikë, ku nga këto raste mbi 600 të sëmurë kanë qenë të hospitalizuar dhe mjekuar në Klinikën Infektive, ndërsa 2 raste kishin përfunduar me fatalitet.
Ndonëse vazhdojnë të pranojnë raste të tilla, Ramadani ka thënë se është shënuar rënie e epidemisë së fruthit
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...