Ish mesfushori i Arsenalit dhe Manchester City, Samir Nasri raportohet se është shfaqur si shënjestër për transferim e klubit në La Liga, Las Palmas.
Reprezentuesi francez aktualisht është i lirë pasi kontrata e tij me klubin turk Antalyaspor ishte ndërprerë në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.
Nasri ka qenë i lidhur me një rikthim në Premierë Ligë gjatë merkatos dimërore të transferime, por transferimi në West Ham dështoi për tu materializuar. Bazuar në ‘La Provincia’, gazetë lokale në Las Palmas, skuadra spanjolle është e gatshme për t’i ofruar 30-vjeçarit një kontratë.
Raporti pretendon që ‘Los Amarillos’ i është dhënë leja nga La Liga dhe Federata e Futbollit të Spanjës për të nënshkruar me të si një agjent i lirë jashtë merkatos pas largimit të Jonathan Vieras në Bejing Guoan në fillim të këtij maji.
Nasri ka eksperiencë në kampiticionin spanjoll pasi ka shpenzuar shumicën e kohës së sezonit 2016/17 në Sevilla./arbresh.info/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...