Sevilla dhe Manchester United janë ndarë baras në ndeshjen e parë të zhvilluar në kundër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampioneve.
Takimi i zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ndërmjet dy gjiganteve përfundoi pa gola 0 me 0 duke lënë për tu vendosur gjithçka në Old Trafford, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët ishin më të rrezikshëm kundër “Djajve të Kuq” duke dominuar nga numri i shansve të krijuara, posedimi i topit, goditjet drejtë portës dhe gjuajtjeve të lira.
Skuadra e Jose Mourinhos nuk shfaqi formën që pritej, por portieri David de Gea tregoi sërish klasin e tij duke shpëtuar gjigantin anglez në një numër të madh shansesh që kishin nikoqirët gjatë gjithë ndeshjes.
Takimi kthyes ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Old Trafford më 13 mars./arbresh.info/
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...