Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka thënë se Franca është e angazhuar që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet BE-së.
Sipas tij, kjo duhet të ndodhë kur vendet e Ballkanit Perëndimor përmbushin kushtet e nevojshme.
Le Drian i cili në Paris është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së është thelbësor për stabilizimin e të gjithë rajonit duke shtuar se ky dialog duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai shpreson se në samitin e ardhshëm të BE-së i cili do të mbahet më 17 maj në Sofje do të promovohet ‘agjendë pozitive’ për Ballkanin Perëndimor.
Ministri francez ka shtuar se Evropa dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë reformat e nevojshme për progres të mëtejshëm.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?