Qeveria e Emmanuel Macron ka lëshuar një propozim për politika më të forta të emigracionit dhe azilit, të cilat tashmë janë kritikuar nga anëtarët e partisë së vetë presidentit francez.
Projektligji synon të përshpejtojë procesin e deportimit dhe përfshin masa të tilla si dyfishimi i kohës që autoritetet mund të kapin aplikantët e dështuar të azilit në 90 ditë dhe përgjysmimin e kohës që aplikantët mund të apelojnë vendimet, transmeton portali arbresh.info
“Është një ligj i balancuar, në përputhje me ligjin europian dhe është absolutisht e domosdoshme që vendet si Gjermania, Franca, Italia, Hollanda dhe Suedia të kenë të njejtin lloj procedurash”, tha ministri i brendshëm francez Gérard Collomb.
Ai shtoi se nëse Franca nuk merret me këtë problem, “ne nuk do të garantojmë për të drejtën për azil”.
Një ligjvënës nga partia La République En Marche e Macron, Mathieu Orphelin, ka kritikuar propozimin duke shtuar se “qeveria po tenton të luajë më frikën e njerëzve”.
Franca vazhdon të përballet me një numër të madh azilkërkuesisht, përfshirë edhe emigrantët nga vendet e Ballkanit, ndërsa një numër i madh refugjatës nga Lindja e Mesme vazhdojnë të “kenë shtëpi” qytetin në kufi me Britaninë e Madhe, Calais./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...