Ylli shqiptar, Shkodran Mustafi ka mësuar shumë gjatë 18 muajve të tij në Angli.
Reprezentuesi i Gjermanisë është transferuar në veri të Londrës nga Valencia gjatë muajit gusht të vitit 2016, por pavarësisht tri viteve të shpenzuara në akademinë e Evertonit kur ishte i ri, 25-vjeçari tashmë ka mësuar shumë më shumë gjatë kohës në Emirates seç ka imagjinuar, transmeton portali arbresh.info.
“Premierë Liga është liga më e fortë në Evropë, madje edhe në botë”, ka thënë Mustafi për faqen zyrtare të klubit. “E kam ditur këtë edhe më parë por tani që kam luajtur shumë ndeshje, është thjeshtë diçka që ju e ndjeheni. Trupi juaj ndihet vërtetë i lodhur për shkak se ju keni shumë ndeshje dhe nuk është mësuar kështu, prandaj kjo shfaq që kjo është liga vërtetë më fortë”
“Mendoj se ju rriteni. Kur unë isha i ri dhe fillova të luaja në Itali dhe Spanjë, gjithmonë kemi dëgjuar njerëzit duke thënë: ‘Vjen me eksperiencë, por çfarë është ajo eksperiencë?’ Pse të gjithë e thonë këtë?”
“Më pas kur luani në Premierë Ligë së bashku me lojtarë që kanë fituar shumë trofe ose kanë luajtur shumë ndeshje në Premierë Ligë, ata ju japin këtë lloj eksperience që ju të bëni më pak gabime, ju reagoni ndryshe në situata të ndryshme. Dua të them që në vitin e kaluar unë kam marrë shumë eksperiencë për vete”
“Si një mbrojtës është gjithmonë e vështirë për të bërë detyrën tuaj 100 për qind sepse kjo do të thotë se ju duhet të bëni gjithçka në rregull. Në momentin kur gaboni diçka, ju i dhuroni skuadrës tjetër një mundësi për të shënuar dhe më pas sigurisht nuk duket mirë”
“Jam duke punuar për të qenë aty kur duhet me të vërtetë sepse ju mund të dështoni në një ndalesë ose në një duel, por ju duhet të jeni aty ku duhet, për t’i mohuar mundësitë kundërshtarëve, kjo është ajo në të cilën unë kam qenë duke punuar”
Mustafi ka shënuar dy gola brenda 18 paraqitjeve këtë sezon në Premierë Ligë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?