Një incident me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë për portalin arbresh.info se në orën 19:30 kanë marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezrit Fazliu’ në Prishtinë dhe se sipas Policisë viktima është jashtë rrezikut ëpr jetë.
“Menjëherë të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e operative. Nga rezultatet e para të veprimeve hetimore policore dyshohet për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Në të njëjtën kohë policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe ka konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia.
Sipas Ahmetit viktima është në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima është transferuar në QKUK për trajtm mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq policia është duke punuar për ndriqimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, theksoi ajo./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...