Google ADS

Kriza në Ghouta: OKB lutet për t’i dhënë fund “ferrit në tokë”

20:35 | 21 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve në Ghoutan Lindore në Siri, duke përfshkruar luftën atje si “ferr në tokë”.

“Apeli im për të gjitha ata që janë të përfshirë në këtë luftë është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve të luftës”, tha Antoinio Guterres, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se një armëpushim do të lejonte ndihmën humanitare për të arritur në rajon.

Ghouta Lindore gjatë kësaj ka qenë në shënjestër të sulmeve ajrore nga forcat qeveritare dhe besohet se për ditë janë vrarë më shumë se 200 persona.

Ushtria siriane thotë se po përpiqet të çlirojë zonën nga ‘terroristët’, por gjithashtu është akuzuar për qëllimin  e civilëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme