Prindërit e Melania Trump do të marrin shtetësinë amerikane, në kohën kur Trump refuzon emigrantët tjerë

20:25 | 21 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Prindërit e Zonjës së Parë në SHBA, Melania Trump do të përjetojnë ëndërrën amerikane dhe do të bëhen shtetas amerikanë, edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk nuk komentuar nëse ata tashmë e kanë fituar këtë status.

Skenari më i mundshëm është që Viktor dhe Amalija Knavs, të dy sllovenë në pension të marrin shtetësinë amerikane, si prindër të një shtetase amerikane, transmeton portali arbresh.info

Veprimi është duke u kritikuar nga analistët, pasi Presidenti Donald Trump ka theksuar se emigracioni do të jetë “problemi” i parë zyrtar i platformës së tij politike dhe pikërisht në kohën kur ai hapur ka refuzuar hyrjen e emigrantëve të rinjë në vend.

Mediat amerikane si ËP ka konfirmuar se prindërit e Melanie Trump janë banor të përhershëm të SHBA-ve.

“Unë nuk mund të konfirmoj se prindërit e Zonjës së Parë, Melanie Trump janë pranuar në mënyrë të ligjshme në SHBA si banorë të përhershëm”, ka deklaruar avokati i tyre Michael Wildes. “Mëqe familja nuk është pjesë e administratës, mua më duhet të respektoj privatësinë e tyre”.

Melania Trump kishte arritur në SHBA në vitin 1996 me një vizë turistike./arbresh.info/

 

Të ngjashme