Nëse mosmarrëveshja e gjatë mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi çështjen e emrit nuk arrin të zgjidhet para takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në muajin maj, kjo do të çojë në një humbje të dyfishtë – ambiciet e Maqedonisë do të shkatërrohen dhe nga ana tjetër përpjekjet e Brukselit për t’u kuptuar seriozisht në rajon do të dështojnë, shkruan “The Guardian” në një koment mbi Ballkanin Perëndimor me titullin “Evropa përballet me një krizë ballkanike, duhet të veprojë sa më parë”.
Në shkrim thuhet se premtimi i anëtarësimit në BE për vendet në rajon është mirëpritur, por Rusia, Kina dhe Turqia mund të krijojnë jostabilitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkimi Evropian nuk është ende i përgatitur për jetë në një botë ku kthehet gjeopolitik, ku qeveritë, si dhe pjesa më e madhe e shoqërisë, janë të fiksuar me kufij dhe territore dhe tentojnë të përcaktojnë suksesin përmes rritjes ekonomike. Kjo ndodh sot në Ballkanin Perëndimor, ku kapaciteti i BE-së për të menduar dhe për të vepruar si një lojtar gjeopolitik i nënshtrohet tundimit mizor”, shkruan “The Guardian”.
Më tej theksohet se BE–ja duhet të shqetësohet se mos pësëritet skenari i Ukrainës, sepse mbështetja e qeverisë për aspiratat evropiane nxitet nga reagimi i kundërshtarëve të zgjerimit.
Si guxim, “The Guardian” e përmend ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad