Google ADS

Selimi: Nesër ose e mbrojmë territorin e Kosovës ose ja falim Malit të Zi

20:11 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti Rexhep Selimi nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se neser ose I jepet tokë Malit të Zio se mbrohet territori i Kosovës.

Ai përmes një komenti ka thënë se  marrëveshja nuk ka ndryshuar por kanë ndryshuar njerëzit që dikur e kundërshtuan këtë marrëveshje.
Komenti i plotë:

Neser duket se do te procedohet ne Kuvend Marrveshja per Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e 26 Gushtit 2015.

Krejte cka po proklamohet se ka ndryshuar marrveshja eshte genjeshter dhe tendence per ta ambalazhuar vepren penale te Thacit e kryer me 26 Gusht 2015.

Nuk ka ndryshuar marrveshja por kane ndryshuar njerezit qe dikur e kundershtuan e tash e hangren pazarin e Thacit.

Neser, ose i jepet toke Malit te Zi ose mbrohet teritori i Kosoves. Prandaj duhet t’i themi JO kesaj marveshje.

Kushdo qe thote se marrveshja ka ndyshuar me Deaklaten Thaci-Vujanovic ose qe thote mund te ndryshoje marveshja pas ratifikimit, po mashtron, po manipulon dhe po tenton ta fsheh demin qe po peson Kosova.

Ketu nuk ka mes, ose e mbrojme ose e humbim ate toke Kosove. Kaq!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme