Google ADS

“Është koha që të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit, hajde”

19:41 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është koha që të ratifikohet Demarkacioni.

Ai në dy postime në tëitter ka shkruar për këtë marrëveshje. Në njërin ka thënë se  qytetarët kanë pritur gjatë për liberalizim të vizave.

Ndërsa në postimin tjetër ka thënë se ka shumë njerëz që po punojnë për tua ndaluar kosovarëve lëvizjen e lirë nëpër Europë.

Postimet e tij:

“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”

“Është e jashtëzakonshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’ua ndaluar kosovarëve lëvizjen e lirë nëpër Evropë”, ka shkrua Delawie./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme