Reali përmbys rezultatin ndaj Leganes

19:18 | 21 Shkurt 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka përmbysur rezultatin në ndeshjen si mysafirë pasditen e sotme (e mërkurë) kundër Leganes.

Gjiganti spanjoll është duke udhëhequr me rezultat 1 me 2 në takimin kundër Leganes në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit që pranuan në minutën e 6′, skuadra e Zinedine Zidane barazoi shifrat përmes Lucas Vazquez në minutën e 11′.

Por, në një aksion të bukur ‘Los Blancos’ arritën të shënojnë sërish kundër klubit nikoqir në Muncipal.

Casemiro realizoi për 2 me 1 në minutën e 29′ të pjesës së parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme