Google ADS

Hoti: LDK nuk ka ndërruar qëndrim, e voton Demarkacionin

17:41 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se LDK ka të njëjtin qëndrim.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim do ta votojmë. Më vjen keq që koalicioni qeverisës nuk i ka të gjitha votat, por më vjen mirë që disa parti që kanë qenë në opozitë e tani janë në qeverisje janë kfjellur dhe do ta votojnë këtë marrëveshje”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.

Hoti ka thënë se nesër 27 deputetët e LDK-së do të kërkojnë sqarime për dokumentet shtesë.

“Është bërë lëmsh kjo punë por nesër ne do të kërkojmë sqarime për këtë. Mirëpo kjo marrëveshje duhet të kalojë”, ka thënë Hoti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme