Google ADS

Formacionet zyrtare, Leganes – Real Madrid

17:37 | 21 Shkurt 2018
Arbresh Info

Leganes dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 16-të në La Liga.

Vetëm një muaj pas i eliminoi nga çerekfinalja në Kupë të Mbretit, Leganes do të përballet sërish pasditen e sotme (e mërkurë) kundër ‘Los Blancos’ për të zhvilluar ndeshjen e ri-aranzhuar në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët nisin ndeshjen pas dy humbjeve radhazi në ligë, ndërsa kampioni në fuqi i Spanjës dhe Evropës rikthehet pas fitores 3 me 1 në UEFA Ligë të Kampionëve kundër PSG-së.

Superylli Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e formacionit startues për shkak se Zidane ka vendosur të pushojë portugezin para ndeshjes kthyese ndaj gjigantit francez.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Municipal de Butarque duke filluar nga ora 18:45./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadrid/status/966349366511456257

https://twitter.com/CDLeganes/status/966353670517469184

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme