Jennifer Aniston mban unazën e ish bashëkshortit!

16:39 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston ka bërë të ditur se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Justin Theroux në fund të vitit të kaluar.

Aniston ka ndarë edhe pasurinë me Justin por, si duket nuk ka pranuar të heq dorë nga unaza që ai i kishte dhënë, e që kap vlerën e 500 mijë dollarëve.

Sipas kontratën para-martesore, unaza e fejesës është dhuratë dhe mbahet nga gruaja nëse lidhja kurorëzohet me martesë.

Përveç unazës, Jennifer duket se do të mbaj edhe shtëpinë luksoze në Los Anxhelos që kushton rreth 21 milionë dollarë.

Ndërsa pjesa tjetër e pasurisë së përbashkët do të ndahet në mënyrë të barabartë, si gjiro llogaritë bankare të përbashkëta si dhe pronat që ata i kanë blerë pas martesës. /radiovalarinore/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme