Google ADS

Kafe, shumë përfitime në një filxhan

15:44 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kafja jo vetëm që është një kënaqësi me aromën e saj intensive, por ka një sërë përfitimesh.

Një nga arsyet që nuk bëjmë dot pa të është se kafja, e konsumuar në sasitë e duhura, është një aleat i mirë i shëndetit dhe mirëqënies.

Vetëm një filxhan është një nga kënaqësitë e vogla, të mëdha të jetës, aq sa shumë prej nesh nuk e nisin dot ditën pa e pirë një gllënjkë kafe, ashtu si dhe gjatë ditës një pushim i shkurtër kafeje na duhet për të qenë të përqëndruar.

Por nga ana tjetër ekspertët tashmë bien dakord: Kafja, e konsumuar në sasi të arsyeshme, 2-4 filxhanë në ditë, ka mjaft përfitime, transmeton Top Channel.

Vjen e para
Dihet se konsumim i kafes përmirëson performancën e atleteve duke rritur rezistëncën e tendosjes fizike. Kjo pasi një kafe e mirë para praktikimit të sportit, rrit nivelin e acideve yndyrore në gjak, që konsumohen më pas për të prodhuar energjinë e nevojshme për të mbështetur tendosjen fizike.

Jo vetëm sport
Kafja përmban substanca antioksiduese natyrale, molekula që ngadalësojnë dhe neutralizojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe ndihmonë në parandalimin e plakjes.
Për më tepër është parë se ka një veprim mbrojtës ndaj shëndetit të mëlçisë, dhe efekte të rëndësishme antidepresive thonë shkencëtarët e universitetit të Harvardit.

Lamtumirë dhjamë!
Kafja është aleat për ata që duan një dietë dobësimi, pasi kafeina redukton sensin e urisë. Por nëse vuajmë nga tensioni i lartë apo probleme me zemrën, e mira është reduktimi i konsumit të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme