Aktivistët e VV-së nesër para Gjykatës së Apelit

15:21 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Aktivistët e Vetëvendosjes nesër do të dalin para Gjykatës së Apelit.

Në seancën e nesërme gjyqësore do të trajtohen ankesat ndaj vendimit  për aktivistët për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës në nëntor të vitit të kaluar shpalli aktgjykimin ndaj katër të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme