Komisioni për Punë të Jashtme e dërgon në Kuvend Demarkacionin

14:21 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Me shumicë votash, Komisioni për Punë të Jashtme ka dërguar në seancë të Kuvendit Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Anëtarët e Komisionit por edhe deputetë të tjerë kanë diskutuar rreth marrëveshjes ku kundërshtim shprehën haptas deputetët e Vetëvendosjes, shkruan Arbresh.info.

Sipas tyre, Kosova po humbet territor.

Me katër vota për, Komisioni i ka rekomanduar Kuvendit që ta shqyrtoj Demarkacionin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme