Bahtiri: Ne kemi ndërgjegje të pastër, punojmë me dinjitet

11:05 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që ka të bëjë me realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjashtë projekte në vlere prej 2.5 milionë euro i ka dorëzuar sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në këtë komunë, shkruan Arbresh.info.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka thënë se është hera e parë që Mitrovica merr përkrahje prej Qeverisë së Kosovës.

“Është hera e parë që Bahtiri ka përkrahje prej qeverisë së Kosovës. Isha atëherë pro që një pjesë të përgjegjësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës ta marrin njerëzit e devotshëm të AKR-së. Falënderoj të gjithë ministrat nga AKR-ja që janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ata duhet të vazhdojnë kështu sepse ka nevojë Kosova për ta, ne si parti kemi ndërgjegje të pastër, punojmë me dinjitet dhe e dimë çka dojmë”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka bërë të ditur se është duke biseduar me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq për Zonën e Lirë Ekonomike të Mitrovicës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme