E doja djalë, e thotë dhe Alban Skënderaj

10:42 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Na befasoi dhe Alban Skënderaj…

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, kantautori ka treguar për emocionet e të qenurit baba. Fati i ka lumtuaruar me një vajzë të adhurueshëm që në postimet e tyre në rrjetet sociale reflekton vetëm pozitivitet. Por Albani ka pranuar para të gjithëve se në fillim donte të kishte një djalë.

“Në fillim e kisha pak këtë… çun, do ta mbaja me vete, ta çoja në kurs, në futboll”, tha ai duke shtuar më pas se e ka pranuar me shumë sportivitet lindjen e vajzës. “Për ne njerëzit e artit, vajza të shkrin fare, prandah bëhuni gati,” ka paralajmëruar Albani në ‘Wake Up’./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme