Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje reagoi ndaj personave që kishin deklaruar publikisht se nuk pranonin dekorim nga ai, duke refuzuar medaljen presidenciale, duke thënë se të njëjtit nuk mund të refuzojnë ato dekorata sepse emrat e tyre ende nuk janë shqyrtuar. Por, deklarata e tij del të mos jetë e vërtetë.
Në një email që kanë dërguar presidenca, pak ditë para pavarësisë janë përcjellë edhe disa emra, në mesin e tyre edhe ata të cilët kanë refuzuar publikisht dekoratën.
“Bashkangjitur gjeni Listën e të dekoruarve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Si duket presidenti ka zgjedhur që injorimin e njerëzve që nuk kanë pranuar dekorimin e tij, ta kthejë duke shtuar se të njejtët nuk figurojnë në listën përfundimtare.
Thaçi reagoi përmes Facebook’ut, duke shkruar se ka 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare të propozuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë, duke bërë të ditur se ka shqyrtuar jo më shumë se 20 nga ta.
Ai i konsideron si të pavërterta deklaratat e individëve, duke thënë se askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.
“Sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim”, deklaron ai.
Thaci shprehet se nuk do të lëndojë personat që janë refuzuar dhe nuk do të nderohen me këtë medalje.
Kujtojmë që medaljen presidenciale deri më tani e kanë refuzuar Rexhep Qosja, Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Sylejman Selimi, Agim Vinca, Veton Surroi, Rexhep Selimi etj.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...