Turqia ka bërë një gabim kur vendosi të mos kriminalizojë shkeljen e kurorës dhe duhet ta rishikojë idenë, citohet të ketë thënë presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Kjo çështje kishte ngjallur debat të ashpër kur është propozuar gati në dekadë më parë, transmeton portali arbresh.info
Partia në pushtet AKP kishte propozuar idenë më 2004 si pjesë e një rregullimi të gjerë ligjor në Turqi për të sjellë vendin më në linjë me BE.
Ligji i propozuar do të kriminalizonte tradhtinë dhe seksin jashtëmartesor, duke e bërë të dënueshëm deri në tri vjet me burg. Megjithatë, propozimi zemëroi zyrtarët turq dhe evropianë, të cilët thanë se projektligji i propozuar do të rrezikonte shanset e Turqisë për t’iu bashkuar BE-së, e me këtë rast AKP-ja u tërhoq nga propozimi.
“Mendoj se do të ishte shumë e kohës të diskutojmë çështjen e shkeljes së kurorës, pasi që shoqëria jonë është në një pozicion ndryshe sa i përket vlerave morale”, ka thënë Erdogan për mediat.
“Kjo është vetë-kritikë. Më duhet të them që në procesin e BE-së, ne bëmë një gabim. Tani duhet të vlerësojmë të bëjmë rregullore për kurorëshkelës dhe ndoshta ta konsiderojmë atë së bashku me çështjen e ngacmimit dhe të tjerave”.
Turqia është ende një kandidat për anëtarësim në BE, por bisedimet e pranimit janë ngrirë për shkak të spastrimit pas përpjekjes së grushtit të vitit 2016, ku mijëra persona janë arrestuar ose kanë humbur vendet e punës.
Ndërkohë, qeveria turke u zemërua nga ajo që ata e shohin si zvarritje të BE nga çështja e anëtarësimit turk./Arbresh.info/
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë