Lirohet nga burgu babai, djali i të cilit hyri në Spanjë përmes një valixhe

01:25 | 21 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një burrë nga Ivori, që kontrabandoi djalin e tij tetë-vjeçar përmes një valixhe nga Maroku në Spanjë, i ka shpëtuar burgut.

Prokurorët kishin dashur që Ali Ouattara të shkonte në burg për shkak të hyrjes së paligjshme të djalit të tij në Spanjë, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, vendimi ndryshoi me një gjobë të vogël, pasi ata nuk gjetën prova se i ati e dinte se djali do të hynte në valixhe dhe të  kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

“As unë, as babai nuk e kemi ditur se ata do të më fusnin në një valixhe”, tha djaloshi Adou, tani 10 vjeç, për gjyqtarët.

Adou tha se  Ouattara, i cili kaloi një muaj burg, gjithmonë i kishte thënë atij se udhëtimi do të bëhej me makinë.

Djali tha se kishte pasur vështirësi që të merrte frymë, ndërsa ishte future në një valixhe për të kaluar kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle të Ceutës.

Në maj të vitit 2015, zyrtarët e kufirit ndaluan një grua që po barte një valixhe shumë të rëndë.

Kur valixhja u skenua, ata panë siluetën e një fëmijë në një pozitë fetale.

Ouattara u urdhërua të paguante një gjobë prej 92 dollarësh.

Djali tani jeton me nënën e tij në një periferi pariziene, por udhëtoi për në Ceuta për të dëshmuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme