Hulumtmet e fundit kanë ardhë në përfundim se seriali “Grey’s Anatomy” është duke dhënë qasje të gabuar mbi mjekësinë.
Një studim i botuar të hënën në revistën Trauma Surgery & Acute Care, ka theksuar se seriali “Grey’s Anatomy” mund të kultivojë një pritshëmri të rrejshme mes pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe nuk përkon aspak me realitetin e kujdesit mjeksor, trajtimit dhe shërimit, transmeton portali arbresh.info
Autori i studimit Dr Jordan Ëeinberg, drejtor mjekësor i traumës në Spitalin e Shën Jozefit dhe Qendrën Mjekësore në Phoenix, Az ka theksuar se është e rëndësishme që pacientët dhe mjekët të jenë të vetëdijshëm për efektin e nënndërgjegjësimit që jep ky serial.
“Kënaqësia e pacientit është një madhe këto ditë”, tha ai. “Nëse ekziston një hendek i vërtetë mes pritjes dhe realitetit, kjo e bën atë një përvojë relativisht të dobët për pacientin dhe tranferon një përvojë të dobët për infermierët dhe mjekët që përpiqen të kujdesën për pacientët që ndihen të irrituar”.
Për studimin, dy mjekë të traumave dhe një mjek infermiere i vëzhguan të gjitha 269 episodet e serialit të njohur.
Studimi ka theksuar se seriali shfaq vetëm një të vërtetë të mjeksisë amerikanë, që janë objektet spitalore dhe paisjet mjeksore./Arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...