Google ADS

“Nëse serbët duan të hyjnë në Evropë duhet të flasin me kosovarët”

22:42 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kouchner, ka thënë se do të merrte një rol në procesin e pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Presidenti serb dhe Hashim Thaçi mund të flasin dhe të kenë mirëkuptim mes vete, ata sigurisht që munden dhe sigurisht që mund ta bëjnë, por nuk mund të jetë debat publik. Nëse serbët duan të hyjnë në Evropë duhet të flasin me kosovarët, edhe kosovarët e dinë këtë”, tha ai.

“Sigurisht që flasin dhe do të flasin mes vete. Sikur të mundja ta kem një rol do ta bëja më shumë kënaqësi. Është i nevojshëm për shpresën botërore. Nuk duhet të humben vite të tëra”, ka thënë Kuouchner, njofton Klan Kosova.

“Prej përvojës së mjaftueshme që kam nëpër lufta, duhet të priten dy gjenerata, d.m.th 40 vjet. Por mund të kryhet edhe para, sepse mund të jeni më të mençur se të tjerë”.

“Gjenerata e dytë do t’i kuptojë gjërat. Është pak e vështirë t’u shpjegosh të rinjve që para tyre ka ndodhur diçka. Ata duan punë, ta shohin botën, por nëse u thoni se duhet pritur ata nuk janë të gatshëm të presin”.

Ai ka thënë se Kosova ka ndryshuar prej përfundimit të luftës dhe shpalljes së pavarësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme