Google ADS

Imazh i vitit 1943: Anëtarët myslimanë të divizionit të 13-të të Waffen-SS luten gjatë trajnimit

22:36 | 20 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kjo fotografi është marrë gjatë trajnimit të divizionit në Neuhammer. Nocionet romantike që Heinrich Himmler kishte për myslimanët boshnjakë ishin ndoshta të rëndësishëm në gjenezën e divizionit.

Ai personalisht ishte hipnotizuar nga besimi mysliman dhe besonte se Islami krijoji një ushtri të patrembur, tramseton portali arbresh.info

Ai parashikoi krijimin e një divizioni boshnjak të Bosnjës të përbërë vetëm nga myslimanët.

Divizioni i 13-të Ëaffen Mountain i SS Handschar ishte një formacion luftarak mysliman, i krijuar nga gjermanët për të rikthyer rendin në Jugosllavi.

Ky divizon ishte dërguar fillimisht në Francën jugore për formin dhe trajnim.

 

Në natën e 16/17 shtatorit 1943, derisa Divizioni i 13-të i SS-së po trajnohej në Francë, një grup ushtarësh pro-partizanë të udhëhequr nga oficerë të rinj myslimanë dhe katolikë organizuan një kryengritje.

Ata kapën shumicën e personelit gjerman dhe ekzekutuan pesë oficerë gjermanë.

Së shpejti revolta u përmbys  dhe si rezultat divizioni u transferua në terrenin e trajnimit Neuhammer në rajonin Silesian të Gjermanisë (Polonia e sotme) për të përfunduar trajnimin e tij. Gjatë fazës së trajnimit, oficerët gjermanë, të kënaqur me përparimin e saj, shpikën termin Mujo për myslimanët boshnjakë. Anëtarët e divizionit bënë betimin e besnikërisë ndaj Adolf Hitlerit dhe Paveliç (udhëheqësi kroat).

Divizioni luftoi shkurtimisht në rajonin e Syrmisë në veri të lumit Sava përpara se të kalonte në Bosnjën verilindore.

Në fund të vitit 1944, ata u transferuan në zonën e Zagrebit, që ishte edhe koha e dezertimeve të mëdha.

Gjatë dimrit të viteve 1944-1945, ata u dërguan në rajonin e Baranjës, ku edhe luftuan kundër ushtrisë së Kuqe dhe bullgarëve në të gjithë Hungarinë jugore duke u kthyer në një seri linjash mbrojtëse derisa ishin brenda kufirit të Rajhut.

Shumica e myslimanëve boshnjakë të mbetur u larguan nga pika e luftës dhe u përpoqen që të ktheheshin në Bosnje. Pjesa tjetër u tërhoq në perëndim, duke shpresuar që të dorëzohej tek aleatët perëndimorë./arbresh.info/

Të ngjashme