Pacolli: Kauza ime është në funksion të njerëzve, shtetit dhe kombit

22:26 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një postim në profilin e tij në facebook ka thënë se do të ndihej i lumtur nëse mirësinë e tij, kulturën dhe tolerancën njerëzit nuk do të ia ngatërronin me diçka tjetër.

Pacolli tutje ka thënë se kauza e tij është në funksion të njerëzve dhe kombit.

Postimi i plotë:

“Edhe një ditë e lodhshme kaloi. Do të isha i lumtur nëse njerëzit, (disa) mirësinë, kulturën dhe tolerancën time nuk e ngatërrojnë me diçka tjetër, duke e pasur parasysh që budallenjët nuk ekzistojnë më. Kauza ime është më e madhe se sa që dikush mundet ta kuptoj, është në funksion të njerëzve, shtetit dhe kombit”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme