Në mbledhjen e qeverisë u miratua plotësim-ndryshimi i Projektligjit për Demarkacion, të cilës iu shtua edhe aneksi i marrëveshjes ndërmjet presidentit Thaçi, dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
Këtë marrëveshje e votuan të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës përveç ministrave të Listës Serbe.
E pikërisht deputetët serbë janë ata të cilët do të kenë fjalën kryesore për ratifikimin e kësaj marrëveshje që është kusht kryesor për liberalizimin e vizave.
Në këtë mbledhje kryeministri Haradinaj propozoi qe seanca për ratfikimin e kësaj marrëveshje të mbahet të enjten nga ora 10:00.
Por a i ka votat koalicioni qeverisës për ta ratifikuar shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi?
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për lajmi.net se pret që gjatë javës kjo marrëveshje të miratohet në Kuvend.
Kjo sipas Krasniqit do të kryhet pas arritjes së koncensusit ndërmjet partive politike.
“Pas arritjes së koncensusit të gjerë në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ne presim që marrëveshja të procedohet gjatë kësaj jave dhe të miratohet në Kuvend”, ka thënë Krasniqi.
Sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, marrëveshja ndërmjet dy presidentëve i ka hapur rrugë miratimit të demarkacionit.
“Konsideroj se deklarata e përbashkët e Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi i ka hapur rrugë të sigurtë ratifikimit të marrëveshjes”, thotë Memli Krasniqi për lajmi.net
Përkrahje për ratifikimin e demarkacionit ka ofruar LDK-ja, por jo edhe Vetëvendosja.
Zyrtarë të Listës Serbe vazhdimisht po thonë se shenjëzimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është prioritet për ta.
Sipas marrëveshjes që ka arritur Thaçi me presidentin malazez, është bërë e ditur që dy shtetet do të formojnë grupe punuese për të korrigjuar gabimet eventuale.
Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt sot pikërisht Komisioni për Kufirin Shtetëror, u financua edhe me 152 mijë euro tjera.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...